Home Blog

“Xhaka është kapiten i shkëlqyer për Arsenalin”

“Xhaka është kapiten i shkëlqyer për Arsenalin”

Kieran
Tierney dhe Hector Bellerin kanë mbështetur vendimin e Unai Emery për ta emëruar
Granit Xhakën kapiten të Arsenalit.

Granit
Xhaka u emërua kapiten i përhershëm i klubit pas largimit të Laurent Koscielny.

27-vjeçari
mori edhe mbështetjen e shokëve të skuadrës, edhe pse ka shumë zëra dhe pakënaqësi
te tifozët.

Xhaka
deri më tani ka bërë 141 paraqitje për “Topçinjtë” që prej ardhjes nga Borussia
Monchengladbach në vitin 2016 dhe Emery mendoi se zgjidhja më e mirë është
27-vjeçari.

“Mendoj
se ai është kapiten i shkëlqyer për klubin”, tha Bellerin. “Ai e njeh klubin më
mirë se të tjerët dhe e di se çfarë do të thotë të luash për këtë klub. Gjithashtu,
ai është lojtar që luan pothuajse çdo ndeshje”.

“Edhe kur lëndohet, ai gjithmonë është gati për të luajtur kështu që mendoj se është kapiten i duhur”.

Në anën tjetër, Tierney, që iu bashkua Arsenalit nga Celtic verën e kaluar, ka shtuar: “Që kur kam ardhur, ai ka qenë aty për të më ndihmuar. Duke e parë këtë dhe ajo se çfarë jep në stërvitje dhe fushë çdo ditë, 100 % nga vetja, kjo do tregon çfarë lideri është”. /Gazeta Express/


Goli i Armando Sadikut nuk i mjafton Malagës

Në prag të publikimit të listës së Kombëtares Shqiptare për ndeshjet eliminatore të Euro 2020-ës ndaj Turqisë dhe Moldavisë, Armando Sadiku vazhdon t’i çojë sinjale të qarta trajnerit Edi Reja, se e meriton të grumbullohet këtë herë.

Sulmuesi elbasanas i Kombëtares Shqiptare arriti të shënojë sërish në Secunda Division të Spanjës, teksa Malaga e tij “flirtoi” me fitoren në transfertën ndaj Zaragozas, por nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2.

Armando Sadiku kaloi Malagën në avantazh që në minutën e tretë, pas një asisti të Casados, por vendasit barazuan në minutën e 42-të.

Malaga gjeti edhe njëherë avantazhin, me anë të Lomban në minutën e 89’, por vetëm një minutë më vonë Guti barazoi për vendasit, duke bërë që të dy skuadrat të kënaqen me nga një pikë.

Titullar në këtë takim për 90 minuta ishte edhe mesfushori i Kombëtares Shqiptare Keidi Bare, ndërsa Sadiku qëndroi në fushë deri në minutën e 78’.

Ndeshja e radhës e Malagës do të jetë të dielën në mbrëmje, ndërsa më pas dy futbollistët mund të udhëtojnë për t’u vënë në dispozicion të Rejas, pasi është thuajse e sigurt ftesa për ta.


Përsëritet droni si në Beograd, ndodh në Luksemburg

Ndeshja
e vlefshme në Ligën e Evropës mes Dudelanges dhe Qarabag është ndërpre shkaku i
një droni që është futur në stadium me simbolet e Armenisë.

Një ngjarje e ngjashme me atë që kishte ndodhur vite më parë në Beograd, në përballjen mes Serbisë dhe Shqipërisë ka ndodhur edhe në Ligën e Evropës.

Kjo ndodhi në ndeshjen mes Dudelanges dhe Qarabag që po zhvillohet në stadiumin Josy Barthel në Luksemburg, kur rezultati ishte 2-0 në të mirë të klubit nga Azerbajxhanit.

Droni përmbante simbole të Armenisë dhe kjo
ishte një befasi e hidhur për lojtarët mysafirë. Këta të fundit njihen për
konfliktet e tyre me Armeninë ndër vite.

Konflikti është aq i ndjeshëm sa që Henrikh Mkhitaryan, nuk ishte lejuar të merrte pjesë në finalen e Ligës së Evropës në Baku, shkaku që ishte armen.

Lojtarët nga Azerbajxhani kanë braktisur
menjëherë fushën e lojës, për tu kthyer pastaj në fushë.

Pasi u kthyen në fushë ata e shënuan dhe një gol me Richard për 3-0. Pjesa e dytë në këtë përballje ka filluar me vonesë.


Avdijaj starton për Trabzonin, Edon Zhegrova as në bankë

Trabzonspor
sonte e pret në shtëpi skuadrën e Basel

Por, derisa për Trabzonspor ka startuar Donis
Avdijaj që nga minuta e parë, në skuadrën e Basel, lojtari tjetër i Kosovës Edon
Zhegrova nuk është ftuar fare.

Donisi vazhdimisht ka startuar për Trabzonin
gjatë këtij sezoni derisa në emrin e tij ka një gol dhe disa asista në Superligën
e Turqisë.

Në anën tjetër sot për Basel ka startuar, tashmë i zakonshmi, Kemal Ademi që është shndërruar në njërin prej sulmuesve kryesor të Basel këtë sezon, por edhe tashmë njëri prej lojtarëve kryesor të Basel për këto vite por edhe për Kombëtaren shqiptare, Taulant Xhaka. /GazetaExpress/

Formacionet
zyrtare: Trabzonspor-Basel


Reagon Areola pas kritikave të shumta nga tifozët për foton me Mbappen

Alphonse Areola ka bërë një veprim që
ka nxitur reagimin e tifozëve madrilen.

Portieri francez, që në fund të
merkatos la PSG-në për t’u transferuar te Reali në formë huazimi, është
fotografuar të mërkurën duke festuar fitoren e klubit francez kundër Madridit,
një veprim aspak i mençur nga 26-vjeçari.

Ai u fotografua me Kylian Mbappé dhe
Eric Choupo-Moting. Dukeshin të qeshur, Mbappé e Moting kanë arsye, por çfarë
ka dashur të bëjë këtu Areola?

Sido që të jetë, ai përmes një postimi
në rrjetet sociale, është munduar të sqarohet për fotografinë e publikuar në
internet, raporton Gazeta Express.

Postimi i Areolas:

Të nderuar tifozë të Real Madridit, ndihem shumë i trishtuar për disa komente për një foto që po qarkullon në rrjetet sociale. Dua që të gjithë tifozët e Madridit ta dinë që zemra ime është e bardhë që kur kam nënshkruar për këtë klub dhe nuk mund të durojë as më të voglin dyshim për motivimin tim, besnikërinë time dhe përfshirjen time me Real Madridin, Madridin tonë. Humbja e së mërkurës më ka prekur edhe mua, si dhe të gjithë ata që janë pjesë e kësaj familje të madhe.

Pas ndeshjes pata një ribashkim me ish-shokët dhe miqtë e mi të skuadrës, të cilët nuk kam pasur kohë t’i përshëndes dhe t’iu them lamtumirë. Prandaj, ritheksoj faljet e mia për tifozët Madrid që janë ndjerë të ofenduar, nuk ishte dëshira ime dhe shpresoj që së bashku të arrijmë shumë suksese. Hala Madrid.

View this post on Instagram

Querida afición del Real Madrid: me siento muy triste por algunos comentarios a una foto que circula en las redes sociales. Quiero que todos los madridistas sepan que mi corazón es blanco desde que fiché por este club y no puedo soportar la menor duda sobre mi motivación, mi lealtad y mi implicación por el Real Madrid, nuestro Madrid. La derrota de ayer me ha afectado al igual que a todos los que formamos esta gran familia. Tras el partido tuve un reencuentro con mis ex compañeros y amigos, a quienes no me había dado tiempo de despedirme. Por eso, reitero mis disculpas a los madridistas que se hayan sentido ofendidos, no era mi deseo y espero que todos juntos podamos lograr muchos éxitos Hala Madrid!! @realmadrid #halamadrid

A post shared by Alphonse Areola (@areolaofficiel) on


Mustafi i hapur për t’u larguar nga Arsenali

Mustafi do të mirëpriste oferta nga Gjermania.

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit,
Shkodran Mustafi, e ka pranuar se situata nuk është aspak e mirë në Londër dhe
se mund të largohet nga “Topçinjtë” në një të ardhme të afërt.

Atij i është treguar dera tashmë nga
Unai Emery.

Duke folur për Sport Bild, Mustafi u
pyet për mundësinë e rikthimit në Gjermani.

“Do të bëj gjithmonë çfarëdo që më përshtatet
mua dhe familjes. Kam grua dhe dy fëmijë, kështu që duhet të pajtohen edhe ata”,
tha Mustafi.

“Nëse klubet e Gjermanisë tregojnë
interesim dhe më përshtaten mua, jam i hapur për këtë (për t’u rikthyer në
Bundesliga)”.

Mustafi është pjesë e Arsenalit që nga viti 2016. Ai ka bërë 115 paraqitje me “Topçinjtë” dhe ka realizuar 8 gola. /Gazeta Express/


Video/ “Manita” pa Messin, Barcelona e pathyeshme në Camp Nou

 

Barcelona është rikthyer përsëri tek fitorja e këtë herë bind me rezultatin 5-2 ndaj Valencias.

Për blaugranasit mungonte dhe ylli i skuadrës, Lionel Messi i cili është i dëmtuar por që nuk përbën problem për ta. 

Serinë e golave e hap talenti 16 vjeçar Ansu Fati, i cili shënon që në minutën e 2’ me një asist të De Jong.

Nuk vonon më shumë ku në minutën e 7’ protagonistë janë përsëri dyshja Fati-De Jong por është Fati ai që asiston për holandezin.

Në minutën e 27’ Kevin Gameiro ngushton rezultatin në 2-1 me të cilën mbyllet dhe pjesa e parë.

Pjesa e dytë nis me gol për Barcelonën me Pique që trefishon rezultatin.

“Stafeta” i kalon Suarez-it i cili u aktivizua në minutën e 60’. Ai shënoi 2 gola duke plotësuar kështu “Manita” në Camp Nou.

Në minutën e 92’ Valencia shënon golin e dytë me anë të Maximiliano Gomez, një gol që i shërben vetëm për statistikë.

Momentalisht Barcelona renditet në vendin e katërt në kuotën e 7 pikëve. Katalanasit do të ndeshen në mesjavë me Dortmund për Uefa Champions League ndërsa në fundjavë do të përballen me Villareal.

/Ora News.tv/

 


Boyce-Clarke në radarin e Manchester United

Skuadra angleze, Manchester United, është duke monitoruar lëvizjet e portierit Coniah Boyce-Clarke.

Futbollisti 16 vjeçar ka pasur paraqitje të shkëlqyeshme në grupin U-17 të Anglisë dhe për këtë arsye ka kapur vëmendjen e Djajve të Kuq, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Boyce-Clarke së fundmi ka nënshkruar një kontratë me Reading; mirëpo as ky veprim nuk ia ka zbehur interesimin menaxherit Ole Gunnar Solskjær.

klankosova.tv


Kurti e teston veten në futboll, luan kundër Bundestagut gjerman (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë vizitës në Gjermani e ka testuar veten edhe në futboll.

Kurti i është bashkuar ekipit Dardania Bamberg për ta sfiduar kundërshtarin FC Bundestag, njofton Klan Kosova.

Dardanët janë mposhtur me rezultat 6-3 nga skuadra kundërshtare.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ndeshjeje, klikoni këtu.

klankosova.tv


Kurti e teston veten në futboll kundër Bundestagut gjerman (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë vizitës në Gjermani e ka testuar veten edhe në futboll.

Kurti i është bashkuar ekipit Dardania Bamberg për ta sfiduar kundërshtarin FC Bundestag, njofton Klan Kosova.

Dardanët janë mposhtur me rezultat 6-3 nga skuadra kundërshtare.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ndeshjeje, klikoni këtu.

klankosova.tv