Basha e Meta urojnë Ramazanin me mesazhe, Rama mban një fjalë të gjatë

Dita e nesërme shënon fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit për besimatrët myslimanë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i uroi një agjerim të lehtë besimtarëve. “sakrificës së agjërimit i shtohet edhe pamundësia për tu falur në xhamitë e mbyllura për shkak të pandemisë”, shkruan Basha duke shtuar se kjo sakreficë “i shërbeftë për lehtësimin e dhimbjeve dhe sprovave me të cilat po përballen shqiptarët!”.

Edhe urimi i Presidentit Meta kishte në qendër të tij krizën e koronavirusit që po kalon vendi dhe bota. Ai i ftoi të gjithë besimtarët për të përdorur këtë muaj për të reflektuar “ër të bërë ç’është e mundur, për pastrimin shpirtëror, moral e social të shoqërisë sonë, në veçanti të rinisë dhe familjes!”.

“Kemi detyrim të respektojmë një porosi profetike: “Nëse dëgjoni për ndonjë epidemi në një vend, mos shkoni atje, nëse ka epidemi në vendin ku ndodheni, mos u largoni. Ata që kanë sëmundje ngjitëse të qëndrojnë larg të tjerëve”. Mos t’i harrojmë ajetet Kuranore dhe hadithet e Profetit Muhamed se “pa dyshim pas vështirësisë është lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.””, shkruan ndër të tjera Meta.

Kryeministri Rama zgjodhi të uronte përmes një fjale të gjatë, në një video-mesazh në Facebook. Ai vlerësoi të gjithë “tempujt fetarë” sic i quajti, të cilët iu bindën rregullit për karantnim në këto ditë të vështira që gjithë kombi po kalon. Sipas Ramës, veprimet e tyre i lartësojnë te Zoti.

“Faleminderit që nuk u shkëputën nga zinxhiri por mbajtën kycur tempujt. E kanë nderuar Zotin, iu përgjigjën nevojës jetike të Shqipërisë për të mos i hapur rrugë armikut të përditshëm. Ata u lutën nga shtëpitë e tyre. Tempujt do të rihapn nesër pa asnjë njollë, sepse ditë të mira paskëtaj do të vijnë”,- tha ai. / Opinion.al

 

Most Popular

MOSHAT U-19/ Tirana thyhet mes tensionit, një penallti shkakton kaos në Shënkoll. Ja rezultatet dhe verdiktet

Kategoria Superiore për moshat U-19, luajti në fundjavë ndeshjet e javës së 17-të, “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara në të dyja...

Ish-interisti Rekoba “tradhton” zikaltërit: Lautaro, shko te Barcelona!

Paraqitja negative e Lautaro Martinezit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Napolit nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka shtuar zërat e merkatos...

E dhimbshme/ Po lufton me sëmundjen e rëndë, klubi belg i rinovon kontratën portierit

Gjesti i klubit belg të Cercle Bryzh, është duke bërë xhiron e mediave Europiane. Drejtuesit vendosën t’i rinovuar kontratën portierit Migel Van Dame, i...

EKSKLUZIVE/ Skënder Gega trajner i lirë, vendosi të prishë kontratën me klubin jordanez sepse…

Skënder Gega nuk do të jetë më trajner i skuadrës jordaneze Al Faisaili. Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar edhe arsyet e prishjes së marrëveshjes...

Recent Comments