Basha fton Ramën: Në çdo moment jam i hapur për debat

- Advertisement -

Kreu demokrat Lulzim Basha i pyetur në një studio televizive, u shpreh se është i gatshëm për debat me Kryeministrin Rama, por është ky i fundit që nuk pranon prej vitit 2011.

“Do t’ju shkojë dëm përpjekja, sepse zotin Rama ka që prej vitit 2011 që e ftoj në debat, por ai nuk ka pranuar. Në çdo moment jam i hapur për debat, por ai ka refuzuar të vijë në debat me mua. Po mbushet dekada e dytë që refuzon të dalë në debat. Megjithatë, dua të them diçka. Kur të vijë dita, absolutisht çdokush do të mbajë përgjegjësi për veprimet dhe mosveprimet”, tha Basha.

Më tej kreu i opozitës e quajti debatin mes tij dhe kreut të shtetit, si një borxh ndaj qytetarëve.

- Advertisement -

“Pa diskutim, këtu roli i kryeministrit është kyç. Ndërkohë që gjendemi akoma në këtë situatë, mendoj që ua kemi borxh shqiptarëve që, në vend të spektaklit që mund të ofrojë një  debat i dëshiruar, për te cilin shpreh gatishmërinë time në çdo moment, që energjia dhe fokusi i kryeministrit të jetë tek detyrat që duhen kryer dhe nuk po kryhen”, tha Basha në emisionin “Java” në TVSH./Opinion.al

- Advertisement -
- Advertisment -

Most Popular

test3105

test3105test

test3105

test3105test

test wergh

test3434

Recent Comments

close