Emri/ Vrasja e 67-vjeçarit në Korçë, arrestohet një person

- Advertisement -

Një person është arresruar nga Policia e Korçës pasi akuzohet për vrasjen e 67-vjeçarit. Policia njofton se i arrestuari është identifikuar si Apostol Bozhgolli, 65 vjeç, banues në Korçë.

I arrrestuari goditi me thikë për motive të dobëta P. T., 67 vjeç, i cili humbi jetën. 65-vjeçari akuzohet për  “Vrasja me dashje” të fqinji i tij.

NJOFTIMI I POLICISE

- Advertisement -

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 23.04.2020, ku në lagjen nr. 7, në banesë, u godit me thikë dhe për pasojë gjeti vdekjen shtetasi P. T., 67 vjeç, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit A. B., 65 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë), i përdorur në krim nga autori i dyshuar A. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

- Advertisement -
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

close