Haxhiu: Gjatë kësaj jave do të ketë mandatin Avdullah Hoti

“Po shkon një qeveri dhe po vjen tjetra. Erdh dita, e pamë si punoi dhe shkoi pa lënë gjurmë, ky do të ishte një titull gazetarie”. Kështu u shpreh në emisionin “Opinion” gazetari Baton Haxhiu lidhur me lvizjen Vetvendosja dhe liderin e saj Albin Kurti .

Fevziu: Po Kurti vetë nuk pati asnjë shans të ngrejë qerveri të re?

Haxhiu: Ai rastin e vetëm e pat me LDK dhe këtë rast e keqpërdori, për arsye se dëshiroi që në një mënyrë apo tjetër ta sundojë dhe shkrijë identitetin e kësaj partie. Nuk arriti se tregoi një vrazhdësi të komunikimit dhe njeriut të cilit i mungon aftësia për të qeverisur me tjetrin dhe nuk mund të krijojë qeverisje më të gjatë.

Fevziu: Është shumë interesante, presidenti i është drejtuar partisë së dytë për të krijuar qeverinë.

Haxhiu: Presidenti i ka thirrur partitë politike dhe ambasadat dhe u ka treguar që zoti Kurti nuk e solli emrin e mandatarit të ri, që i ka takuar atij.

Vetvendosja nuk bëri kandidaturën. I pyeti partitë e tjera a doni të shkoni në zgjedhje apo ja lëmë të dytit ta krijojë qeverinë. Përgjigja e partive ishte që nuk duam të shkojnë në zgjedhje, ta provojë LDK. Unë besoj që gjatë kësaj jave, nesër pasdite diku do të ketë mandatin Avdullah Hoti për të krijuar qeverinë.

Fevziu: U mendua në fillim që do të ishte Isa Mustafa. Përse Avdullah Hoti?

Haxhiu: Janë në një farë mënyrë një njeri që funksionon në dy personalitete. Ka qenë në fakultet me Mustafën, ka qenë nënkryetar i bashkisë së Prishtinës dhe njëkohësisht kanë qenë gjatë gjithë kohës bashkë. Kanë një karrierë të përbashkët, është rritur politikisht me të. I njeh shumë mirë financat dhe natyrshëm do të ishte për një kryeministër në një vend të qetë dhe jo në një vend me kaq përplasje si Kosova./Opinion.a

Most Popular

MOSHAT U-19/ Tirana thyhet mes tensionit, një penallti shkakton kaos në Shënkoll. Ja rezultatet dhe verdiktet

Kategoria Superiore për moshat U-19, luajti në fundjavë ndeshjet e javës së 17-të, “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara në të dyja...

Ish-interisti Rekoba “tradhton” zikaltërit: Lautaro, shko te Barcelona!

Paraqitja negative e Lautaro Martinezit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Napolit nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka shtuar zërat e merkatos...

E dhimbshme/ Po lufton me sëmundjen e rëndë, klubi belg i rinovon kontratën portierit

Gjesti i klubit belg të Cercle Bryzh, është duke bërë xhiron e mediave Europiane. Drejtuesit vendosën t’i rinovuar kontratën portierit Migel Van Dame, i...

EKSKLUZIVE/ Skënder Gega trajner i lirë, vendosi të prishë kontratën me klubin jordanez sepse…

Skënder Gega nuk do të jetë më trajner i skuadrës jordaneze Al Faisaili. Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar edhe arsyet e prishjes së marrëveshjes...

Recent Comments