Lala: Të burgosurit e infektuar me COVID-19 po mbahen në godinat e 41 bis

Gazetarja Klodiana Lala raportoi në një lidhje direkte në emisionin Opinion për mënyrën se si është përhapur koronavirusi në burgun 313.

Lala theksoi faktin se i infektuari i parë ka qenë një punonjës i burgut por ajo nënvizoi se ai nuk ka kontakte me të burgosurit. Nga ana tjetër ajo shtoi se i dënuari i parë është një i bugosur nga Italia.

Janë 15 të infektuar, 14 të dënuar dhe në paraburgim ndërsa i 15-i është një punonjës i policisë i cili rezulton se është dhe i infektuari i parë. Ai e ka marrë nga familjarët e tij dhe punon në një pozicion që nuk ka lidhje me të burgosurit. 12 punonjësit e policisë që kishin patur kontakte kanë rezultuar negativë por janë në karantinë.

I dënuari i parë është një italian i arrestuar në 2018. Ky person nuk ka patur, ose më saktë ka patur kontakte më të rralla me familjarë dhe me avokatët. Pas konfirmimit të rastit të parë pati një mini revoltë. Të dënuarit filluan të përplasinin dyert dhe kërkuan tamponime. Rezutluan 13 të infektuar tek burgu 313. Janë dërguar në atë pjesë të godinës të kosideruar për regjimin e posaçëm 41 bis. Pjesa më e madhe nuk kanë simptoma të dukshme. Shtetasi italian ka patur më shumë simptoma. Spitali i burgjeve që është në QSUT është propozuar të kthehet në karantinë për të burgosurit dhe paraburgosurit”, tha gazetarja Lala. /Opinion.al

Most Popular

MOSHAT U-19/ Tirana thyhet mes tensionit, një penallti shkakton kaos në Shënkoll. Ja rezultatet dhe verdiktet

Kategoria Superiore për moshat U-19, luajti në fundjavë ndeshjet e javës së 17-të, “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara në të dyja...

Ish-interisti Rekoba “tradhton” zikaltërit: Lautaro, shko te Barcelona!

Paraqitja negative e Lautaro Martinezit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Napolit nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka shtuar zërat e merkatos...

E dhimbshme/ Po lufton me sëmundjen e rëndë, klubi belg i rinovon kontratën portierit

Gjesti i klubit belg të Cercle Bryzh, është duke bërë xhiron e mediave Europiane. Drejtuesit vendosën t’i rinovuar kontratën portierit Migel Van Dame, i...

EKSKLUZIVE/ Skënder Gega trajner i lirë, vendosi të prishë kontratën me klubin jordanez sepse…

Skënder Gega nuk do të jetë më trajner i skuadrës jordaneze Al Faisaili. Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar edhe arsyet e prishjes së marrëveshjes...

Recent Comments