Vaksina e COVID-19/ Zhvillohen testimet e para tek njerëzit në Europë

- Advertisement -

Janë zhvilluar testimet e para në Europë tek njerëzit të një vaksine kundër koronavirusit.

Dy vullnetarë në Oksford u injektuan njofton BBC. Ata janë të parët nga më shumë se 800 njerëz të rekrutuar për studimin

Gjysma do të marrë vaksinën Covid-19, dhe gjysma tjetër vaksinën kontroll e cila mbron nga meningjiti por jo nga koronavirusi.

- Advertisement -

Dizajni i tesitmit do të thotë që vullnetarët nuk do të dinë se cilën vaksinë po marrin, megjithëse mjekët do ta dinë.

Vaksina u zhvillua në më pak se tre muaj nga një ekip në Universitetin e Oksfordit. Sarah Gilbert, profesore e vaksinologjisë në Institutin Jenner, drejtoi studimin para-klinik.

“Personalisht kam besim në këtë vaksinë,” tha ajo.

“Sigurisht, ne duhet ta provojmë atë dhe të marrim të dhëna nga njerëzit. Ne duhet ta demonstrojmë se në të vërtetë funksionon dhe ndalon njerëzit të infektohen me koronavirus para se ta përdorim vaksinën në popullatën më të gjerë.”

Prof Gilbert më parë tha se ajo ishte “80% e sigurt” se vaksina do të funksiononte, por tani preferon të mos vendosë një shifër në të, duke thënë thjesht se është “shumë optimiste” për shanset e saj.

E vetmja mënyrë se si ekipi do ta dijë nëse vepron vaksina Covid-19 është duke krahasuar numrin e personave që infektohen me koronavirus në muajt në vazhdim nga dy grupet e testimit.

Kjo mund të jetë problem nëse rastet bien me shpejtësi në Mbretërinë e Bashkuar, sepse nuk mund të ketë të dhëna të mjaftueshme.

Prof Andrew Pollard, drejtori i Grupit të Vaksinave të Oksfordit, i cili po udhëheq testimin, tha:

“Ne po ndjekim fundin e kësaj valë të tanishme epidemike. Nëse nuk e arrijmë atë, ne nuk do të jemi në gjendje të tregojmë nëse vaksina funksionon në muajt e ardhshëm. Por ne presim që në të ardhmen të ketë më shumë raste sepse ky virus nuk ka ikur. ”

Studiuesit e vaksinave po i japin përparësi rekrutimit të punëtorëve lokalë të kujdesit shëndetësor në testim pasi ata kanë më shumë të ngjarë se të tjerët të ekspozohen ndaj virusit.

Një testim më i madh, me rreth 5,000 vullnetarë, do të fillojë në muajt e ardhshëm dhe nuk do të ketë kufi moshe. /Opinion.al

- Advertisement -
- Advertisment -

Most Popular

test3105

test3105test

test3105

test3105test

test wergh

test3434

Recent Comments

close