Home Sport Dikur cilësohej trashëgimtar i portierit të famshëm, sot u dënua me 75 vjet burg

Dikur cilësohej trashëgimtar i portierit të famshëm, sot u dënua me 75 vjet burg

0
Dikur cilësohej trashëgimtar i portierit të famshëm, sot u dënua me 75 vjet burg

Dikur cilësohej trashëgimtar i portierit të famshëm, sot u dënua me 75 vjet burg

Sa herë një atlet, para se gjithash një futbollist, parashikon një karrierë të shkëlqyer dhe të suksesshme? Mijëra herë.

Shpesh, lojtarë të tillë të papërcaktuar shkaku i lëndimeve, veseve jo të mira, mungesës së fatit, asnjëherë nuk arrijnë të justifikojnë potencialin e madh.

Disa prej tyre përfundojnë në klube të vogla duke e përfunduar karrierën e tyre sportive. Por i këtillë nuk ishte rasti i Omar Ortiz Uribe. Ai preku fundin.

Një nga portierët më potencialin më të madh, është dënuar me 75 vite burgim.

Omar Ortiz Uribe, cilësohej si një pasues i të madhit dhe të paharrueshmit Jorge Campos, ish portierit të Meksikës.

Sot 42 vjeçar, Ortiz gjatë karrierës ka qenë pjesë e shumë skuadrave, ndërsa karrierën në futboll e ka përfunduar në vitin 2010.

Përfundimi i karrierës, solli një pjesë tjetër të jetës, duke e përfshirë atë në krim të organizuar.

Sot (e mërkurë), ai është dënuar me 75 vjet burg për pjesëmarrje në një numër të madh të rrëmbimeve. Ai gjithashtu është akuzuar si bashkëpunëtor në një grup të organizuar kriminal për shpërndarjen e kokainës./Lajmi.net/