Duket se futbollistit kosovar Bersant Celinës nuk i pritet të zbresë në fushën të shtunën për t’i ndihmuar skuadrës së vet Sëanesa City ndaj Prestonit në Championship.

Swansea udhëton të shtunën drejt Deepdale për t’u përballur me Prestonin në një ndeshje derbi të skuadrave të mesit të tabelës në Championship, nivelin e dytë të futbollit anglez, raporton Gazeta Express.

Përfaqësuesi i Kosovës u duk në disponim shumë të mirë në stërvitjen e së premtes, një ditë para ndeshjes, dhe entuziazmin e tij për ndeshjen ndaj Prestonit e shfaqi edhe përmes një postimi në llogarinë e vet në Instagram.

22-vjeçari shkroi se mezi e pret ndeshjen e nesërme.  Swanesa renditet në vendin e 12-të në Championship momentalisht, dhe një fitore nesër, do ta ngriste në vendin e nëntë.

                        View this post on Instagram                                      Preston away tomorrow. Can’t wait ???? #yjb
A post shared by Bersant Celina (@bersantcelina) on

Në 26 ndeshje deri tani në Championship, Celina ka luajtur në 23 prej tyre, 21 herë si titullar dhe dy herë tjetër si zëvendësues.

Ai i ka shënuar katër gola dhe i ka bërë tri asistime në këto 23 ndeshje.

Mesfushori atakues nga Prizreni kaloi nga Manchester City në Swansea City në korrik të vitit 2018 për rreth 3 milionë euro. /Gazeta Express/