Lojtari i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj gjatë afatit të janarit pritet te ndërroj ekip.

Hysaj pritet të largohet nga Napoli, pasi që më nuk është i preferuari i Carlo Ancelottit.

Transferimi i tij te Chelsea duket çështje ditësh, pasi Maurizio Sarri ka punuar më parë me lojtarin dhe dëshiron ta ketë edhe në Londër.

Megjithatë, së fundmi, një ekip i ri ka dalë në skenë për shërbimet e mbrojtësit shkodran.

Sipas “Calciomercato”, futbollistin e kombëtares e do dhe Atletico Madridi. Mbetet të shihet se ku do ta vazhdojë karrierën mbrojtësi i Shqipërisë.

Të dy skuadrat e interesuara janë të nivelit të lartë dhe do të ishte një hap i rëndësishëm për Hysajn.

28-vjeçari në këtë stinor ka 18 paraqitje në të gjitha garat me Napolin.