Home Sport Milan me një përforcim të qëlluar nga Portugalia

Milan me një përforcim të qëlluar nga Portugalia

0
Milan me një përforcim të qëlluar nga Portugalia

Një përforcim i madh mund t’i vijë Milanit nga Portugalia.

Mesfushori i Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes, është subjekt i interesimit të Milanit.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Caliomercato’, që raporton se ‘Rossonerët’ po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të Fernandes.

Lojtari portugez ka një klauzolë prej 100 milionë euro me kontratën aktuale, por Milan po shpreson të arrijë marrëveshje me Sportingun për një shumë që kap vlerën e 30 milionë euro.

Fernandez po shijon një sezon të jashtëzakonshëm te Sporting, duke shënuar 11 gola e duke kontribuar me shtatë asistime në 21 ndeshje në elitën e futbollit portugez./Lajmi.net/


Loading...