Liga e Kampionëve ka hyrë në një fazë shumë të rëndësishme.

Sot, me fillim nga ora 12:00 në Nyon të Zvicrës, do të bëhet tërheqja e shortit për fazën çerekfinale dhe gjysmëfinale.

Skuadrat si Ajax, Barcelona, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Porto dhe Tottenham Hotspur do të mësojnë kundërshtarët në Ligën e Kampionëve.

Por cila mund të jetë përballja më e lehtë që mund të sjellë shorti?

Sigurisht, që një përballje mes Portos dhe Ajaxit, do të ishte përballja më e lehtë e fazës çerekfinale./Lajmi.net/