Tetë skuadrat më të mira të Evropës sot do të mësojnë kundërshtarët për fazën çerekfinale.

Juventus, Barcelona, Manchester City, Manchester United, Porto, Tottenham Hotpusr, Ajax dhe Liverpool, janë skuadrat që kanë siguruar një vend për këtë fazë.

Sot, me fillim nga ora 12:00 në Nyon të Zvicrës, do të bëhet tërheqja e shortit për fazën çerekfinale dhe gjysmëfinale.

Mediet e huaja kanë paraparë se kjo fazë mund të sjellë përplasje të mëdha, siç mund të jetë një përballje mes Barcelonës dhe Manchester Cityt.

Përballje për t’u mos u humbur do të ishte një ndeshje e Barcelonës – Juventusin, apo Liverpoolin./Lajmi.net/