Cristiano Ronaldo e ka tepruar me egon e tij pas fitores ndaj Atletico Madridit.

Cristiano Ronaldo shënoi het-trik ndaj Atletico Madridit, duke e kualifikuar kështu Juventusin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ylli portugez ka thënë pas ndeshjes se ai është transferuar te Zonja e Vjetër për të bërë gjëra që nuk i kanë bërë në të kaluarën.

“Kjo është arsyeja se përse Juventus më transferoi këtu, tu ndihmojë në gjërat që nuk janë bërë këtu më parë”, ka thënë Ronaldo pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

Portugezi njihet si lojtar që ka ego të madhe, por që një deklaratë e tillë është edhe nënçmuese për skuadrën italiane. /Lajmi.net/