Lionel Messi i ka lënë kundërshtarët e tij shumë prapa, sa i përket golave dhe asisteve të bëra gjatë ndeshjeve të këtij sezoni.

Argjentinasi 31-vjeçar ka kontribuar në 55 gola këtë sezon,
ose duke shënuar, ose duke asistuar. Ndërsa, pas tij radhitet pikërisht rivalit
i tij i vjetër, Cristiano Ronaldo, me 36 gola dhe asiste këtë sezon, transmeton
Gazeta Express.

Raheem Sterling i Manchester Cityt është vetëm një gol apo
asist pas portugezit, me 35 kontribute për skuadrën e tij, ndërsa në pozitën e
katërt radhitet Karim Benzema i Real Madridit, me 30.

Kapiteni i Barcelonës e dëshmoi talentin e tij në ndeshjen e
mbrëmshme kundër Lyonit, ku me dy gola dhe dy asiste ia siguroi katalonasve një
vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe fitoren me rezultat 5:1.

Përkundër që tani është 31-vjeçar, Messi i dominon pothuajse
të gjitha statistikat e këtij sezoni. Ai është golashënuesi më i mirë në La
Liga, në Ligën e Kampionëve. Ka më së shumti asiste në La Liga, më së shumti
asiste dhe më së shumti gola në top pesë ligat e Evropës.

Tetë klubet që do të përballen në fazën e çerekfinaleve janë:
Liverpooli, Ajaxi, Manchester Unitedi, Porto, Tottenhami, Juventusi, Manchester
City dhe Barcelona

Shorti për çerekfinale do të mbahet në Shtëpinë e Futbollit
Evropian në Nyon të Zvicrës, të premten. /Gazeta Express/