“James Rodriguez do të donte të luante në Itali dhe natyrisht në Napoli”, zbuloi vjehrri i yllit të Bayern Munich dhe Kolumbisë, Hernan Ospina.

James luajti në Ancelottin në Real Madrid dhe Bayern Munich dhe ka shënuar shtatë herë në 25 ndeshje këtë sezon për gjigantët gjermanë, përcjell ORAinfo.

“Vajza ime Daniela më tha se ai ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Carlo Ancelottin dhe do të jetë i lumtur të bashkohet me të”, tha Ospina për Radio Kiss Kiss Napoli.

“Unë mendoj se një ditë do të donte të luante në Itali dhe natyrisht në një klub të madh si Napoli. Të gjithë lojtarët kolumbianë dëshirojnë të kenë një përvojë në Serie A”, ka thënë vjehrri kolumbianit./ORAinfo/