Ernesto Valverde ka ftuar 18 lojtarë për përballjen e dytë ndaj ‘Djajve të Kuq’.

Barcelona e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e dytë ndaj Manchester United në Ligën e Kampionëve.

Barcelona e fitoi ndeshjen e parë çerekfinale në Old Trafford, me rezultat, 0:1, gjersa do të ketë një punë më të lehtë në ndeshjen e dytë ndaj Manchester United në Ligën e Kampionëve.

Ernesto Valverde ka ftuar 18 lojtarë për përballjen e dytë ndaj ‘Djajve të Kuq’ që zhvillohet në Camp Nou, përcjell lajmi.

Ousmane Dembele pritet të startojë nga minuta e parë, pas lëndimit që kishte javë më parë, ndërsa Philippe Coutinho pritet ta startojë ndeshjen nga stoli.

Më poshtë mund ta shikoni listën e plotë të Barcelonës ndaj Manchester United.