Home Sport Vinicius po punon shumë që të luajë nën urdhëratë e Zidane

Vinicius po punon shumë që të luajë nën urdhëratë e Zidane

0
Vinicius po punon shumë që të luajë nën urdhëratë e Zidane

Ashtu
siç edhe lajmëroi ditë më parë, Vinicius Junior po punon shumë që të kthehet sa
më parë, ai u pa sot duke vrapuar në fushë, derisa Carvajal i është bashkuar
grupit.

Pas
humbjes 2-1 nga Valencia të mërkurën mbrëma, e para për Zinedine Zidane që nga
kthimi në Real Madrid, Los Blancos kanë kryer stërvitjen e parë me mendjen te
Eibari, shkruan Gazeta Express.

Risi në këtë stërvitje ishte Dani Carvajal, që iu bashkua grupit, derisa edhe Vinicius Junior ka bërë hapa para drejt rikuperimit.

Ai është duke punuar shumë që të kthehet sa më parë në fushë dhe të enjten ka bërë disa vrapime i veçuar nga skuadra, teksa vazhdon të punojë më shumë në ambient të mbyllur.

Synimi
i Vinicius është që të kthehet sa më parë dhe t’i luajë disa ndeshje me
Zinedine Zidane para fundit të sezonit, për t’i treguar se mund të llogarisë
shumë në të në edicionin 2019/20.

Vinicius u lëndua në fillim të muajit mars në humbjen 1-4 të Realit në Champions League në “Santiago Bernabeu”.

Ai ishte lojtari më në formë i Los Blancos edhe pse vetëm 18-vjeçar, duke i ulur në stol lojtarë si; Marco Asension dhe Gareth Bale. /Gazeta Express/


Loading...