Edon Zhegrova mund të ketë qenë i pafat në shënimin e golit të tij të parë në fanellën e Baselit kundër Grasshopper këtë fundjavë, por ai mund t’i gëzohet faktit që bëri një paraqitje të shkëlqyer që ia siguroi atij dy shpërblime.

Ylli
i ekipit kombëtar të Kosovës, Zhegrova e regjistroi paraqitjen e tij të parë si
titullar – dhe ishte aq pranë golit të parë po ashtu – për Baselin që prej
transferimit nga Genku në fillim të shkurtit, shkruan Gazeta Express.  

20-vjeçari
është i huazuar te gjiganti zviceran deri në fund të këtij sezoni, por dy
paraqitjet e tij të fundit, mbase mund të bëjnë Baselin të mendojë ta
shfrytëzojë mundësinë që ka në marrëveshje me Genkun dhe ta blejë kosovarin për
1.5 milionë euro në qershor.

Ai ishte shumë pranë të shënojë në dy raste në barazimin e Baselit kundër Grasshopper të shtunën në Superligën zvicerane. Zhegrova e pranoi një top dhe pas një driblimi goditi nga rreth 25 metra, gjuajtja e tij tejet e fuqishme përfundoi pak centimetra mbi transversale.

Pak minuta më vonë, kosovari bëri një depërtim në stilin e tij të njohur “alla-Messi”, por goli iu mohua nga portieri i vizitorëve.

Përveç këtyre dy momenteve më të veçuara, Zhegrova pati një paraqitje të mrekullueshme në përgjithësi, duke u shpallur futbollisti më i mirë i ndeshjes, tamam në paraqitjet e tij të parë si titullar, teksa edhe trullosi kundërshtarët.

Jo vetëm kaq, talenti i Kosovës zuri vend edhe në formacionin më të mirë të javës në Superligën e Zvicrës, përcjell Express.