Gareth Bale nuk do të largohet nga Real Madrid nëse klubi mbretëror nuk ia jep atij 51 milionë euro, aq sa i kanë mbetur deri në fund të kontratës, e cila i përfundon më 2022.

Aktualisht uellsiani është duke u paguar nga 17 milionë euro në vit nga madrilenët.

Klankosova.tv përcjellë raportimet e gazetës “El Confidencial” se 29 vjecari ka thënë se nuk ikën në rast se nuk i jepen këto para, apo nëse nuk shitet në një klub tjetër, që e paguan aq sa i jep Reali. Deri tashti askush nga klubet e mëdha të Evropës nuk ka shfaqur gatishmëri ta marrë atë, për një rrogë kaq të lartë.

Kohëve të fundit janë ngritur shumë spekulime se klubi nga kryeqyteti spanjoll nuk i do më shërbimet e sulmuesit. Në tri ndeshjet e fundit të sezonit ai nuk është aktivizuar fare ndërsa kontributi i tij gjatë gjithë sezonit ka qenë i zaiftë. Bale nuk arriti të zërë vendin e një sulmueli që jep shumë gola, vend ky që e la bosh Cristiano Ronaldo, kur verën e kaluar kaloi në Juventus, për 105 milionë euro.

Uellsiani ishte blerë nga mbretërit më 2013, për 100 milionë, nga Totenhami.

Atëherë kjo shumë ishte rekord bote për transfere, por tashti, Bale llogaritet të jetë vetëm lojtari i 40-të më i vlefshëm në botë.