Chelsea dëshiron ta traferojë Philippe Coutinho në dritaren e traferimit të verës.

Blutë besohet se janë kthyer te braziliani për një zëvendësim për Eden Hazard të lidhur me Real Madridin, kalimi i të cilit në Bernabeu pritet të finalizohet deri në fund të muajit, përcjell ORAinfo.

Pavarësisht mungesës së ndikimit në Camp Nou që kur arriti nga Liverpuli në një kontratë 142 milionë funte 18 muaj më parë, Chelsea supozon se Coutinho ende mund të bëjë një punë në Premier League, ku ai ka impresionuar më parë gjatë pesë viteve në Merseyside.

Sipas gazetës spanjolle, Sport, Chelsea megjithatë, do të ofrojë një ofertë prej së paku 100 milionë funte për të bindur Barcën që të lejojë brazilianin të largohet./ORAinfo/