Barcelona i ka mohuar raportimet që ka bërë ofertë prej 25 milionë eurosh për futbollistin e Celta Vigos, Maxi Gomez, sipas Mundo Deportivo.

Kampionët e Spanjës janë lidhur me transferimin e një sulmuesi, teksa duan një opsion rezervë për Luis Suarezin stinorin e ardhshëm.

Edhe sikur katalunasit ta kishin bërë një ofertë, ajo me shumë gjasë do të refuzohej nga Celta që i konsideron vetëm ofertat që sillen rreth 50 milionë euro.