Edicioni 2018/19 i Ipko Superligës Kosovës,
një sezon i nxehtë dhe shumë interesant, do ta mësojë kampionin e vet vetëm në
ditën finale të tij, me Feronikelin dhe Prishtinën protagonistë.

Pas 32 xhirove rraskapitëse dhe futboll
interesant, Feronikeli dhe Prishtina do të luftojnë kokë me kokë për kurorën e
Superligës në ditën finale të saj këtë fundjavë në Drenas, shkruan Gazeta
Express.

Feronikeli e pret Prishtinën këtë të diele në
stadium Rexhep Rexhepi në Drenas, në atë që tani quhet finale, që nis në orën
16:00.

Triumfi i Niklit në udhëtim ndaj Llapit –
ekipit që deri para një jave ishte në garë për titull po ashtu – dhe fitorja e
Prishtinës në kryeqytet ndaj Trepçës ’89 – skuadrës që në këtë ndeshje luftoi
për t’i ikur barazhit për mbijetesë në ligën elitare kosovare – nënkuptojnë se
dita finale do ta përcaktojë edhe kampionin.

Dhe atë në një duel të drejtpërdrejt mes të
parit dhe të dytit.

Feronikeli hyn në këtë takim me më shumë
gjasa, të paktën në letër, sepse luan në shtëpi dhe mbi të gjitha i mjafton
edhe barazimi për t’u shpallur kampion.

Për skuadrën nga kryeqytet, megjithatë, vlen vetëm një rezultat: fitorja. /Gazeta Express/