Janë padiskutim dy yjet e skuadrës së Milanit. Po flasim për portierin Gianluigi Donnarumma, por edhe sulmuesin e 30 golave këtë sezon, Kris Piatek. Portieri italian këtë sezon ka pasur rritje dhe, madje, nëse Milan shpreson ende te Champions, meritë ka edhe ai.

Por, e ardhmja mund të mos flasë… kuqezi. Në fakt, me fair play financiar, do të ketë sakrifica dhe pikërisht portieri mund të përshëndesë, duke qenë se do të shitej jo më pak se 50 mln euro, sipas burimeve italiane.

Sakaq, i pyetur mbi të ardhmen, pas ndeshjes me Frosinonen, ku priti penallti deçizive, tha: “E ardhmja? Nuk flas për të ardhmen, fokusohem te ndeshja e fundit…”.

Të njëjtën gjë tha edhe Piatek, që u kthye te goli pas gjashtë ndeshjesh thatësirë: “Nuk dua të flas për të ardhmen, kemi edhe një ndeshje. A qëndroj pa Champions? Nuk flas për të ardhmen, e përsëris”.

Pra, asnjë deklaratë si Romagnoli, që tha “qëndroj këtu sa të ndihem mirë në këtë qytet dhe klub që më ka dhënë shumë”.

Milan