Home Sport Benfica me ofertë marramendëse për Rashicën – e refuzon Werder Bremen (VIDEO)

Benfica me ofertë marramendëse për Rashicën – e refuzon Werder Bremen (VIDEO)

0
Benfica me ofertë marramendëse për Rashicën – e refuzon Werder Bremen (VIDEO)

Skuadra portugeze, Benfica, i ka bërë një ofertë prej 18 milionë eurosh futbollistit kosovar, Milot Rashica.

Duke parë sukseset e njëpasnjëshme të mesfushorit 22 vjeçar, disa skuadra të mëdha kanë shprehur interesimin që të nënshkruajnë kontratë me të, transmeton Klan Kosova.

Ai ka arritur t’i realizoi 12 gola gjatë kohës në Werder Bremen dhe kështu është bërë njëri ndër futbollistët më të rëndësishëm të kësaj skuadre.

Sipas Bild, klubi Benfica ka dërguar ofertë prej 18 milionë eurosh në drejtim të Werder Bremen për t’i siguruar shërbimet e futbollistit në fjalë, mirëpo kjo ofertë është refuzuar nga klubi gjerman duke thënë se 22 vjeçari nuk është në shitje.

klankosova.tv


Loading...