Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm në renditjen e UEFA-s për të rinj.

Skuadrat kombëtare të Kosovës për grupmoshat e reja kanë përparuar në ranglistën Maurice Burlaz.

Lajmin e bëri të ditur Federata e Futbollit të Kosovës nepërmjet një njoftimi:

“Sukseset e futbollit të Kosovës çdo ditë e më shumë po e marrin vëmendjen e opinionit jo vetëm në Kosovë, por edhe në Evropë e më gjerë. Paraqitjet dhe rezultatet e arritura nga Kombëtarja e Kosovës kanë bërë jehonë edhe në mediat më prestigjioze në botë, derisa seria prej 14 ndeshjeve pa humbje ka bërë që Kosova të vlerësohet si storie e suksesit. Mirëpo, krahas sukseseve të Kombëtares A, edhe ekipet kombëtare të grupmoshave janë duke bërë paraqitje të mira, duke dëshmuar se futbolli i Kosovës është në rrugën e duhur”.

Kjo renditje shkon edhe për edhe për arritjen e Federatave Kombëtare.

“Një gjë e tillë dëshmohet edhe me përparimin që Kosova ka bërë në ranglistën e UEFA-s sa i përket progresit të Federatave Kombëtare. Në fakt, në kuadër të UEFA-s ekziston trofeu “Maurice Burlaz”, çmim që i jepet Federatës kombëtare që ka arritur rezultatet më të mira në garat e të rinjve të UEFA-s gjatë dy sezoneve të mëparshme për U17 dhe U19”.