Home Sport Nderohet Marinda Preka, shpallet “Qytetare Nderi” në Kurbin

Nderohet Marinda Preka, shpallet “Qytetare Nderi” në Kurbin

0
Nderohet Marinda Preka, shpallet “Qytetare Nderi” në Kurbin

 

Ish-atletja rekordmene, Marinda Preka është nderuar  me titullin “Qytetare Nderi” nga Bashkia e Kurbinit.

Një çmim sinjifikativ për Prekën, e cila u shpall kampione e vendit për gjashtë vite radhazi nga 1975 deri në 1981 në disiplinat 400, 800, 1500 dhe 3000 metra. Në Bashkinë Kurbin kishte përgatitur një ceremoni modeste kushtuar sportistes së talentuar dhe të apasionuar, që ka dhënë kontributin e saj në atletikën shqiptare.

“Bashkia Kurbin i akordon titullin “Qytetar Nderi”, kampiones së madhe të atletikës, bijës së Kurbinit, zonjës Marinda Preka.”

E emocionuar Preka tha se ndihet krenar për këtë vlerësim, por theksoi se kishte kohë që e priste.

“Jam shumë e emocionuar dhe falenderoj Bashkinë që në bashkëpunim me Këshillin Bashkiak dhe të gjithë qytetarët e Kurbinit për këtë titull të lartë që më akorduan. Në veçanti falenderoj mësuesit e Edukimit Fizik në Fushë-Kuqe që më propozuan që të marr këtë titull të madh, por të vonuar“-u shpreh Preka.

Pak kohë më parë, ish-rekordmenia në atletikë për garat e mesme dhe të gjata, u vlerësua edhe në Berat me titullin  “Qytetare Nderi”.

/Ora News.tv/

 


Loading...