Home Sport Pehlivani i dikurshëm tani ndanë drejtësinë (VIDEO)

Pehlivani i dikurshëm tani ndanë drejtësinë (VIDEO)

0
Pehlivani i dikurshëm tani ndanë drejtësinë (VIDEO)

Sahit Berisha nga Dragashi është marrë me sportin e pehlivanëve për 30 vjet rresht.

E tani kur ka mbushur 46 vjet, ai po përkujdeset që përvojën e tij si mundës disavjeçar ta përcjellë tek gjeneratat e reja.

Berisha që është edhe mundësi më i vjetër në Dragash thotë se e përfaqësojë Kosovën në instanca ndërkombëtare duke dalë edhe triumfues.

E tash kur ka më shumë se pesë vjet që u tërhoq nga paraqitjet individuale, ish-pehlivani vlerëson se Kosova ka garues të mirë të këtij sporti.

Të dielën Sahit Berisha po ashtu ndau drejtësinë në disa përballje të Garës së Pehlivanave që u mbajt në malësinë e Dragashit.

Kronikë e përgatitur nga gazetari Flamur Gajtani.

klankosova.tv


Loading...