Granit Xhaka ka treguar karakter dhe lidership prej kapiteni në fitoren e Arsenalit 2:1 kundër Bayern Munichut në një ndeshje miqësore parasezonale dhe është kandidati kryesor për t’u emëruar kapiten i përgjithshëm i skuadrës.

Mesfushori shqiptar i Zvicrës Xhaka duket si njeriu më i duhur për ta pasuar Laurent Koscienly si kapiten të skuadrës, nëse ky i fundit e humb të drejtën për ta bartur shiritin pas grevës që ka hyrë, sipas Daily Mail, përcjell Gazeta Express.

Granit Xhaka gjatë fitores së Arsenalit 2:1 ndaj Bayern Munich

Shiriti i kapitenit në Arsenal pritet të ketë
pronar të ri, sepse Koscielny ka hyrë në një grevë në klub.

Sipas tabloidit britanik, gjasat që mbrojtësi francez
të vazhdojë të jetë kapiten janë minimale, edhe nëse ai qëndron në klub.

Prandaj, në bazë të asaj që futbollisti nga
Kosova, Granit Xhaka, e ka treguar deri tani dhe sidomos në ndeshjen ndaj
Bayernit, gjatë të cilës ishte kapiten, ai do ta zëvendësojë francezin si lider
i skuadrës.

Trajneri Unai Emery është duke planifikuar ta
ndërtojë një grup prej pesë liderëve dhe Xhaka është i gatshëm t’iu prijë
atyre, pasi është treguar më i përgatitur se kandidatët e tjerë të mundshëm,
Sokratis Papastathopoulos, Nacho Monreal dhe Mesut Ozil. /Gazeta Express/