Valon Berisha ka lënë pas dëmtimin dhe pritet të bashkohet shumë shpejt me Lacion.

Mesfushori i Kombëtares kosovare në një
intervistë për “RTV Dukagjini”, është shprehur se do të nis stërvitjen më datë
1 gusht. Gjithashtu Berisha tregoi dhe raportet me lojtarët e tjerë shqiptarë
të Lacios si dhe foli për Kombëtaren kosovare.

“Kam qenë për dy muaj në Austri, ku kam kaluar
për mrekulli. Atje isha për shkak të rikuperimit nga lëndimi, derisa mjekët më
kanë siguruar se çdo gjë po shkon në rrugën e duhur”.

“Nga 1 gushti do t’i bashkohem skuadrës dhe do
të jem 100 për qind i gatshëm. Fillimi te Lazio ka qenë i vështirë, pasi ju
duhet ta tregoni vetën. Kam raporte të mira me trajnerin dhe bashkëlojtarët, që
më kanë pritur mirë”.

Raportet me shqiptarët e Lazios? “Jemi një
grup i mirë. Strakosha ka pesë vite që është aty, ka qenë një përkrahje e mirë
për mua, pasi kemi kontaktuar para se të shkoja te Lazio. Natyrisht edhe
prezenca e Iglit Tares në klub ka qenë një ndihmesë e madhe për mua, pasi me të
jam takuar para se ta përfundoja kalimin”.

Kombëtarja? “Me Bullgarinë është dashur të
fitojmë, pasi përballjet si vendas të ofrojnë më shumë mundësinë që të marrësh
pikë, ndërsa ndeshjet si mysafir janë më të vështira. Mendoj se kemi një shans
të mirë që të përfundojmë në vendin e dytë në grup. Anglia është shumë e fortë,
por edhe ne jemi të mirë dhe jemi duke shkuar rrugës së duhur. Jemi një ekip i
bashkuar dhe mendoj se kjo është gjëja kryesore se përse mund të shpresojmë në
suksesin tonë”, përfundoi Berisha.