Jurgen Klopp thotë se Liverpooli nuk jeton në “tokën e fantazive” sikur Manchester City, në të cilën kampioni anglez mund të shpenzojë shumë para çdo verë, duke këmbëngulur se nuk është aspak xheloz për muskujt financiar të skuadrës së Pep Guardiolës.

Kampioni i Evropës për pak sa nuk e fitoi
Premierligën për 29 vjet sezonin e kaluar – pasi City e fitoi atë duke e zënë
vendin e parë me një pikë më shumë – edhe pse i shpenzoi 113.35 milionë funte për
blerjen e Naby Keita, Alisson Becker dhe Xherdan Shaqirit, transmeton Gazeta
Express.

Këtë sezon, Klopp e ka hedhur poshtë mundësinë
për të bërë transferime të shtrenjta dhe ka zgjedhur të investojë në të rinj,
duke e sjell anësorin e ri nga Fulham, 16-vjeçarin Harvey Elliott, si dhe qendërmbrojtës
17-vjeçar Sepp van den Berg nga PEC Zwolle.

City, ndërkohë, e ka thyer rekordin e vet të
transferimeve për vitin e dytë radhazi, pasi bleu mesfushorin spanjoll Rodri për
62.5 milionë euro nga Atletico Madrid.

“Nuk mund të them asgjë për atë që po e bëjnë
klubet e tjera. Nuk e di sesi e bëjnë ato”, tha Klopp.

“Duhet të paguajmë fatura. Më vjen keq. Të gjithë
duhet të paguajnë fatura. Ne investuam para në këtë ekip. Tani duhet se nuk do
të investojmë. Ama ne nuk jetojmë në tokën e fantazive, në të cilën merr çfarëdo
që dëshiron”, shtoi ai. /Gazeta Express/