Mbrojtësi i shumëkritikuar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, mund të lavdërohet para lojtarit që pritet të transferohet së shpejti në Manchester United, Harry Maguire, kur vjen puna te statistikat e sezonit të kaluar.

“Djajtë e kuq” janë afër ta kompletojnë
transferimin e mbrojtësit Harry Maguire nga Leicester City për 87 milionë euro,
i cili me këtë shifër do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të
futbollit, transmeton Gazeta Express.

Mustafi 27-vjeçar mund të lavdërohet se ka
pasur statistika më të mira sesa 26-vjeçari i Leicester Cityt gjatë sezonit të
kaluar, 2018/19.

Sipas të përditshmes angleze, The Sun, edhe
Mustafi e edhe Maguire i kanë luajtur nga 31 ndeshjeve sezonin e kaluar dhe
skuadrat e tyre i pranuan nga 40 gola me ata të dy në formacion.

Përderisa në këto dy aspekte statistikat e
tyre janë të barabarta, Mustafi e mposht qendërmbrojtësin anglez në disa
aspekte të tjera. Mustafi i ka marrë kundërshtarëve topin, i ka fituar më shumë
ndërhyrje dhe e ka larguar topin më shumë hera nga zona e rrezikut sesa
Maguire.

Bllokime: Maguire, 18; Mustafi, 17

Vjedhjet e topit: Maguire, 37; Mustafi, 58

Ndërhyrjet: Maguire, 31; Mustafi, 62

Ndërhyrjet e fituara: Maguire, 17; Mustafi, 45

Përqindja e ndërhyjeve të fituara: Maguire, 55
per cent; Mustafi, 73 per cent

Largime të topit nga zona e rrezikut: Maguire,
152; Mustafi, 161

Fitore në duelet ajrore: Maguire, 118;
Mustafi, 123