Home Sport Ka shpresë për Schumacher, infermieri raporton se gjermani është i vetëdijshëm

Ka shpresë për Schumacher, infermieri raporton se gjermani është i vetëdijshëm

0
Ka shpresë për Schumacher, infermieri raporton se gjermani është i vetëdijshëm

 

Lajme të mira vijnë nga stafi mjekësor që po kujdesen për Michael Schumacher.

Ai u transferua në spitalin Georges Pimpidou në paris për t’iu nënshtruar një terapie anti-inflamatore të bazuar në infuzione të qelizave burimore.

Sipas asaj që raporton media franceze Le Parisien, Michael Schumacher është i vetëdijshëm pas asaj që thotë një pjesëtar i stafit mjekësor.

Një prej kirurgëve i cili trajton ish pilotin, ka punuar në stafin e Ferrarit dhe të Mercedesit. Terapia e tij përfundon sot nga ku dhe do të transferohet përsëri në shtëpinë e tij në Luzanë, Zvicër.

Atje ai mbahet në aparatura të vendosura në shtëpinë e tij, afër së cilës nuk lejohet media.

Familjarët e kampionit të Formula 1 nuk lejojnë askënd të afrohet afër shtëpisë së Schumacher dhe nuk bëjnë të ditur asgjë rreth gjendjes fizike të ish pilotit.

/Ora News.tv/

 


Loading...