Home Sport Mesfusha e Real Madrid-it në infermieri, Zidane alarmohet

Mesfusha e Real Madrid-it në infermieri, Zidane alarmohet

0
Mesfusha e Real Madrid-it në infermieri, Zidane alarmohet

 

Fillimi i sezonit të ri nuk i ka “buzëqeshur” shumë Real Madrid-it pasi skuadra ka pësuar një seri dëmtimesh.

Në një pozicion tepër të vështirë ndodhet trajneri Zidane i cili duhet të formatojë sa më mirë skuadrën duke mbuluar sektorët e dobët. Sikur të mos mjaftonin të dëmtuarit deri tani, një tjetër lojtar i bashkohet infermierisë së klubit.

Luca Modric ka pësuar një tërheqje muskulare e cila do ta mbajë jashtë fushave për të paktën 15 ditë. Tekniku Zidane duhet të ndryshojë formacionin për dy ndeshjet e ardhshme kundër Levantes dhe Paris Saint Germain.

I vetmi mesfushor që është në gjendjë të mirë fizike është Toni Kroos. Casemiro dhe Valverde sapo janë kthyer nga kombëtaret dhe do të qendrojnë në stol gjatë ndeshjes me Levanten.

Tashmë Zidane mendon të provojë një formacion 4-4-2 në mesfushë me Toni Kroos, Gareth Bale, Vazques dhe Casemiron ose Valverde.

Me Modric që i bashkohet të dëmtuarve në infermierinë e madrilenëve, numri i të dëmtuarve shkon në 11.

/Ora News.tv/

 


Loading...