Home Sport Sistemi VAR i pakompletuar, rastet e dështimit

Sistemi VAR i pakompletuar, rastet e dështimit

0
Sistemi VAR i pakompletuar, rastet e dështimit

 

VAR është pikërisht teknologjia që të gjithë prisnin t’i bashkëngjitej futbollit.

Përdorimi i parë i këtij sistemi shënohet në vitin 2013 në kampionatin holandez, por si një sistem i plotësuar dhe i pranuar nga IFAB u testua në kampionatin botëror 2018 ku doli dhe me sukses.

Por edhe një sistem i tillë nuk rezulton plotësisht i saktë, pasi vetëm në javët e para të kampionatit anglez ajo ka dështuar në shumë raste.

 Përgjatë këtyre javëve ka pasur 227 raste të përdorimit të VAR ku përfshihen gola të anulluara kartona të kuq dhe ndërhyrje të ndryshme.

Dhe nga të gjithë këto raste vetëm 6 prej tyre janë ndryshuar. Por Mike Riley, shefi i arbitrazhit sportiv ka deklaruar se janë të paktën dhe 4 raste të tjera që kërkonin të ndryshohej vendimi.

Ndër to mund të përmendim një penallti të pa akorduar në ndeshjen mes Mancester City dhe Bournemouth, faull në ndeshjen e West Ham dhe Norwich City si dhe dy raste të tjera.  

Të dy rastet u kundërshtuan në mënyrë të menjëhershme nga gjyqtari, pa përdorur VAR-in.

Pavarësisht gabimeve të tilla asnjë skuadër e Premier League nuk mund të mohojë ndryshimin e mirë që i ka sjellë kampionatit dhe të gjithë futbollit një sistem i tillë.

/Ora News.tv/

 


Loading...