Home Sport Konfirmohen çmimet e biletave për ndeshjen Kosovë – Angli

Konfirmohen çmimet e biletave për ndeshjen Kosovë – Angli

0
Konfirmohen çmimet e biletave për ndeshjen Kosovë – Angli

 

   

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Anglisë do të takohen me 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

  

Tashmë jemi mësuar që kur luan Kosova të gjithë dëshirojnë një biletë për të hyrë në stadium, por tani kur përballë Kosovës do të luaj një superfuqi botërore si Anglia interesimi pritet të jetë edhe me i madh.

Deri më tani në këtë kampanjë të kualifikimeve çmimet e biletave kanë qenë të njëjta, ndërsa edhe për këtë ndeshje të madhe çmimet do të jetë të pandryshuara.

Këtë gjë e kanë konfirmuar për Gazetën “Infokusi” drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Bileta për ndeshjen Kosovë – Angli do të shiten me çmime të njëjta sikurse të ndeshjeve të kaluara, pra bileta më e lirë, ajo në Veri dhe Jug, do të jetë 5 Euro, në Lindje do të jenë 10 dhe 15 Euro, ndërsa në Perëndim 15 dhe 20 Euro.

Bileta më e shtrenjtë është ajo VIP, që kushton 80 Euro”, theksoi i pari i FFK-së.

Kujtojmë se bileta për ndeshjen Kosovë- Angli do të dalin në shitje me 5 ose 6 nëntor.

    


Loading...