Home Sport Xhaka u vizitua nga tre lojtarë të Arsenalit pas fyerje që i bënë tifozët e Gunners

Xhaka u vizitua nga tre lojtarë të Arsenalit pas fyerje që i bënë tifozët e Gunners

0
Xhaka u vizitua nga tre lojtarë të Arsenalit pas fyerje që i bënë tifozët e Gunners

 

   

Granit Xhaka thuhet se është vizituar nga tre lojtarë të Arsenalit pas përplasjes që kishte me tifozët në barazimin 2-2 ndaj Crystal Palaces në fundjavën që shkoi.

  

Ishte një situatë e vështirë dhe emocionale për mesfushorin shqiptar që pas zëvendësimit në Unai Emery filluan fyerjet në drejtim të tij.

Arsenali ishte duke fituar 2-0 ndaj ‘The Eagles’, mirëpo në fund morën vetëm një pikë, pasi ndeshja përfundoi 2-2 dhe Xhaka ishte zëvendësuar nga Bukayo Saka kur kishin mbetur edhe 30 minuta lojë.

 

Sipas asaj që raporton The Athletic, Xhaka ishte vizituar më vonë nga tre lojtarë më ndikim të Arsenalit për ‘i qetësuar gjërat dhe për t’i dhënë atij mbështetjen.

Reprezentuesit të Zvicrës po i kërkohet nga tifozët që të heq dorë nga shirit i kapitenit dhe të kërkojë falje për fyerjen që u bëri gjersa po largohej nga loja, por më fajtor ishin ata që filluan fyerjet ndaj tij.

    


Loading...