Vuçiq: Handke është mik i vërtetë i Serbisë

Aleksandër Vuçiq ka uruar shkrimtarin austriak Peter Handke për pranimin e Çmimit Nobel në Letërsi.

 

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka uruar shkrimtarin austriak Peter Handke për pranimin e Çmimit Nobel në Letërsi.

“Serbia ju konsideron një mik të vërtetë dhe unë do të jem i lirë të them se ne e përjetojmë  çmimin tuaj Nobel si ta ketë fituar një prej nesh. Tani, me Ivo Andriq, ne po festojmë një tjetër nga fituesit tanë të Çmimit Nobel”, deklaroi Vuçiq për mediat serbe, transmeton lajmi.net.

“Ai e fitoi Nobelin për punë të jashtëzakonshme letrare, njohuri dhe krijimtari” por për “cilësi morale të pakrahasueshme, për guxim dhe dinjitet, për të cilat luftoni për idealet tuaja të një intelektuali të lartë”, shtoi ai.

Ai shtoi se shpresonte që Handke do të vizitojë Serbinë së shpejti. /Lajmi.net/