Home Lajme “Ani more nuse”/ Mark Frroku ia merr valles me Rudinën

“Ani more nuse”/ Mark Frroku ia merr valles me Rudinën

0
“Ani more nuse”/ Mark Frroku ia merr valles me Rudinën

Mbrëmja e djeshme ka qenë një festë në kryeqytet.

Të dashuruarit kanë festuar mbrëmjen e djeshme Shën Valentinin në një ambient romantik, që baret e restorantet e Tiranës kishin krijuar. E mes çifte ishte edhe Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku. Çifti që zyrtarizmi marrëdhënien e tyre pak kohë më parë, duket se nuk fshihet më.

Në ambientet e restorantit që të dy kanë hapur së fundmi çifti ka festuar me të pranishmit e tjerë. E me atmosferën e krijuar, ata ia kanë marrë edhe valles. Ashtu si shihet edhe në fotot e shkëputura nga video, Rudina dhe Marku kërcejnë të pashqetësuar nga sytë e kureshtarëve këngën “Ani more nuse”. Të shumtë kanë qenë ata që kanë xhiruar edhe këto momente të bukura mes çiftit më të ri të showbizzit.

Loading...