Home Kuriozitete Horoskopi 15 shkurt, ja parashikimi i yjeve për ju

Horoskopi 15 shkurt, ja parashikimi i yjeve për ju

0
Horoskopi 15 shkurt, ja parashikimi i yjeve për ju

 

Dashi

Mund të kaloni disa prova të vështira, por ngjarjet që do pasojnë në jetën tuaj do jenë të bukura. Bëni kujdes me financat. Do ndiheni shumë të aftërt me njerëzit që doni dhe do i provoni atyre dashurinë që ndieni për ta. “Nëse provoni do fitoni”, është shprehja e ditës për ju.

Demi

Impulsiviteti, padurimi dhe lehtësia e polemikave mund të luajnë kundër jush këtë ditë. Pakënaqësi të caktuara rrezikojnë të bëhen eksplozive, duke minuar harmoninë e çiftit: kjo është ajo që parashikojnë yjet! Merrini gjërat me qëtësi dhe sqaroni idetë taja përpara se të bëni deklarata lufte.

Binjakët

Sekreti i suksesit të ditës është të jesh i qetë, duke shmangur dëshirën për të marrë me çdo kusht edhe atë që nuk keni të drejtë. Nuk do të jetë e lehtë ta arrini, por të paktën provoni! Në dashuri, duhet të keni pak durim për situatat  gricëse sepse së shpejti do të sheshohen. Monitoroni presionin e gjakut, variacionet janë të mundshme.

Gaforrja 

Seksi dhe ndjenja e udhëtimit sot në harmoni të përsosur. Më në fund do të organizoni një udhëtim romantik me partnerin tuaj sentimental dhe do përjetoni atë që keni dashur më së shumti këto kohë. Do ndiheni shumë kurioz dhe do tërhiqeni nga sharmi i situatave të papritura.

Luani

Do reagoni ndaj një ngjarje të papritur në programet e ditës ose në prishjen e një objekti me një ashpërsi të madhe, të gatdhëm për të vënë gjithë fajin tek të tjerët. Ju duhet të bëni pak sport, shkoni në palestër dhe praktikoni sportin tuaj të preferuar. Organizoni ndonjë piknin dhe jini në kontakt me natyrën.

 Virgjëresha

Priten lajme interesante në fushën e miqësive. Nëse jeni beqarë, përfitoni nga ndikimet planetare për të tërhequr vëmendjen e atyre që pëlqen duke përdorur pak guxim dhe dinakëri. Udhëtimet e shkurtra dhe vizitat në ekspozita apo qytetet e artit janë të mbara. Jeta në çift është shumë zhgënjyese, e gjallëruar nga emocione të reja dhe ngjarje kurioze.

Peshorja         

E shtunë paqësore. Do të keni mundësi të krijoni një atmosferë argëtuese dhe relaksuese përreth jush, një oazë të vërtetë paqeje për miqtë dhe familjen. Nëse jeni të dashuruar, partneriteti për dy do të jetë i përsosur nga çdo këndvështrim; nëse jeni beqar, hijeshia juaj do të jetë absolutisht e parezistueshme dhe do të jetë në gjendje të pushtojë çdo pre që keni synuar për ca kohë.

Akrepi

Do keni një ditë të shfrenuar dhe për këtë ju duhet të falënderoni Hënën e lëkundur në shenjën tuaj. Aksion plus komunikim, një kombinim që ju përshkruan në mënyrë të përsosur. Do kombinoni mendimet, fjalët dhe veprat: Në jetën privat ju keni gjetur personin e veçantë dhe dëshironi ta mbani afër me veprime të synuara dhe puthje pasionante.

Shigjetari

Përfitoni nga fundjava për të sqaruar keqkuptimet dhe për të inkurajuar marrëdhëniet në vazhdim. Sidoqoftë diçka ju shqetëson, por ju nuk dini saktësisht si ta përcaktoni. Me elegancë do të jepni një nxitje të situatave të ndenjura dhe të dhimbshme të së kaluarës suaj. Një ekspozitë arti për të mos munguar.

Bricjapi

Ditë emocionuese, mbase pak e shtrenjtë, por plot ngjarje, kontakte, njohuri të reja, ngjarje dhe arritje të papritura: mënyra ideale për t’u ndier shumë mirë. Në sferën private, mos nxitoni të merrni iniciativën nëse ndjenjat janë akoma të pasigurt dhe prisni një shenjë precize të inkurajimit. Shkoni në shtratin tuaj dhe plotësoni orët e humbura të gjumit.

Ujori

Mundohuni të jeni më pak të ngurtë në çështjet parimore, të tjerët mund të kenë arsye të vlefshme për të menduar ndryshe. Me Hënën në rregull, harmonia e çiftit duket në rrezik: nervoz dhe lehtësisht i irrituar, do të merrni disa kritika nga partneri për karakterin dhe mosinteresimin në problemet e zakonshme. Ngadalësoni ritmet, mos kërkoni të pamundurën.

Peshqit

Dita ju buzëqesh dhe ju fton të pushoni. Një udhëtim jashtë qytetit, një darkë apo një birrë me miqtë, një festë ose një shfaqje do të jenë të gjitha mundësi për t’u ndier mirë dhe për të shijuar shoqërinë e të tjerëve. Nëse jeni vetëm dhe jeni të lodhur nga të qenit i tillë, një simpati mund të lindë papritur dhe t’ju japë emocione të forta. Do të shihni një çështje në të cilën jeni përqendruar shumë.

/Ora News.tv/

 

Loading...