Izmir Smajlaj vazhdon ngjitjen, kampion ballkanik në ‘kërcim së gjati’

 

Izmir Smajlaj vijon të ngjitet në majat më të larta të atletikës ndërkombëtare. Atleti shkodran është shpallur kampion Ballkani i atletikës për salla të mbyllura në garën e zhvilluar në Stamboll të  Turqisë në kërcim së gjati.

Rezultati i tij ishte shumë i mirë 7.91 metër, duke tejkaluar atë të arritur në garën e parë të sezonit 2020 me një centimetër.

Në këtë kampionat morën pjesë 23 shtete të ndryshme.

/Ora News.tv/