Pas 9 viktimave, tjetër tërmet i fuqishëm në Turqi

Një tjetër tërmet i fortë ka tronditur Turqinë pasditen e stome, pas atij të mëngjesit i cili u mori jetën 9 personave.

Tërmeti ka qenë i shkallës 5.8 ballë, ndërsa ende nuk raportohet për viktima apo dëme.

Kujtojmë që tërmeti i mëngjesit të sotëm ishte i shkallës 5.9 ballë dhe shkaktoi 9 viktima si dhe 21 të plagosur.

Epiqendra e tërmetit ka qenë pranë kufirit mes Turqisë dhe Iranit.