Home Lajme Pesëmbëdhjetë raste të reja dhe katër të shëruar me COVID-19

Pesëmbëdhjetë raste të reja dhe katër të shëruar me COVID-19

0
Pesëmbëdhjetë raste të reja dhe katër të shëruar me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se nga testimi i gjithsej 154 mostrave të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore, me SARS-CoV-2, pozitivë sot janë diagnostikuar gjithsej pesëmbëdhjetë (15) raste.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, nëntë (9) raste nga komuna e Suharekës (sipas vendbanimeve në Semetishtë shtatë (7) raste dhe Vraniq dy (2) raste), tre (3) raste nga Lladovë-Gjilan dhe me nga një (1) rast vendbanimet:Nerodime e epërme-Ferizaj, Banjë-Malishevë dhe Leshak-Leposaviq”, ka thënë IKSHPK.

Ndërkaq, më datë 13 prill 2020, nga Klinika Infektive është raportuar edhe një rast i vdekjes, e gjinisë femër me moshë 38-vjeçe nga Lladovë-Istog, e konfirmuar me COVID-19 me datë 12.04.2020.

  

“Pacientja ka kërkuar ndihmë në Spitalin e Pejës nga data 09.04.2020 prej ku edhe transportohet në Klinikën e Kirurgjisë për trajtim. Pacientja ka patur sëmundje të tjera shoqëruese”, thekson IKSHPK.

Po ashtu, IKSHPK thotë se sot janë shëruar edhe katër (4) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore.

“Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej gjashtëdhjetë e tre (63)”, deklaron IKSHPK.