Home ShowBizzz Ndahet nga jeta aktori i filmave Bollywood-ian

Ndahet nga jeta aktori i filmave Bollywood-ian

0
Ndahet nga jeta aktori i filmave Bollywood-ian

Ka vdekur aktori i njohur.

Aktori i njohur Rishi Kapoor ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Shkak për vdekjen e tij është bërë kanceri, nga i cili po kurohej për gati 2 vite. Mediat e huaja e kanë bërë të ditur se aktori merrte mjekim në Nju Jork, por ndërroi jetë në një spital në Mumbai.

Fama e tij nisi në vitin 1973 me rolin kryesor në filmin “Bobby”, një histori dashurie adoleshtente. Gjithashtu Kapoor ka lujatur rol në dhjetra filma romantikë për më shumë se dy dekada. Talentin e tij e ka trashëguar edhe i biri, Ranbir Kapoor, i cili po ec në hapat e të atit./Lajmi.net/