Home ShowBizzz Pas lajmit për shtatzëninë, reagon ish- i dashuri i Gigi Hadid

Pas lajmit për shtatzëninë, reagon ish- i dashuri i Gigi Hadid

0
Pas lajmit për shtatzëninë, reagon ish- i dashuri i Gigi Hadid

Modelja Gigi Hadid është në pritje të ëmbël.

Modelja e mirënjohur, Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik do të bëhen prindër për herë të parë, shkruan lajmi.net.

Lajmi për shtatzëninë e Gigit ka bërë xhiron e rrjetit, ndërsa tani ka ardhur reagimi i papritur i ish-të dashurit të saj.

Vetëm 24 orë pasi lajmi se Gigi dhe Zayn do të bëhen prindër për herë të parë, kanë nisur spekulimet dhe komentet e ndryshme nga ndjekësit e modeles dhe këngëtarit.

Ata nuk janë kursyer aspak teksa kanë shkruar në adresën e ish-të dashurit të Gigi-t, Tyler Cameron.

“Urime që do të bëhesh baba! Gigi është shtatzënë,” shkruante një ndjekës.
Këto reagime duket se e kanë bezdisur mjaftueshëm Cameron i cili ka vendosur t’i përgjigjet duke i shkruar: “E keni të gjithë gabim në komente. Jeni të gjithë të tmerrshëm”./Lajmi.net/