Ariana Grande, artistja e radhës që iu bashkohet “All in challenge” për COVID-19

- Advertisement -

Ariana Grande është bërë e famshmja e fundit që u bashkua me All In Challenge, dhe një fans me fat do të marrë një përvojë për ta kujtuar.

Këngëtarja 26-vjeçare të enjten në rrjete sociale zbuloi se ikona e pop-it Madonna e nominoi atë të marrë pjesë në All In Challenge, ku të ardhurat e përfituara shkojnë për lehtësimin e krizës nga COVID-19, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Fansat mund të fillojnë të dhurojnë në faqen Fanatics për të fituar një takim në studio dhe darkë me pop-yllin e 7 Rings.

- Advertisement -

Çfarë thotë mbretëresha @madonna bëhet. Faleminderit që më nominove dhe jam shumë e emocionuar që po marr pjesë në #allinchallenge, filloi statusin Grande.

“100% e të ardhurave shkojnë në katër organizata të mahnitshme që unë personalisht i dua dhe i kam mbështetur,” vazhdoi ajo, përpara se të nominonte “mbretëreshën” Mariah Carey.

Fansat që dhurojnë 10 dollarë do të marrin 10 hyrje, me 25 dollarë marrin 25 hyrje, 50 dollarë për 100 hyrje dhe 100 dollarë për 200 hyrje.

Fituesja me fat do të udhëtojë në Los Angeles dhe do të marrë një, ftesë ekskluzive për t’u takuar me Arianën gjatë një seance në studio, ndërsa ajo punon në këngë të re dhe të mësojë për eksperiencën e saj.

Pasi të bëhet incizimi, fituesja dhe një i ftuar do të hanë darkë me Granden në një nga restorantet e saj të preferuar në L.A., ku ata do të jenë ‘në gjendje të bëjnë pyetje në lidhje me procesin krijues ose thjesht të shijojnë disa të qeshura.’

100% e të gjitha të ardhurave të mbledhura nga “All in challenge” do të shkojnë drejtpërdrejt në organizata bamirëse të tilla si Feeding America, Meals on Wheels, World Central Kitchen dhe No Kid Hungry.

Po ashtu është konfirmuar të mërkurën se Grande do të shfaqet në albumin e ri të Lady Gaga Chromatica, në një këngë me titull Rain On Me.

Grande lëshoi ​​albumin e saj të pestë në studio, Thank U Next më 2019, i cili u nominua për pesë Grammy Awards.

Këngëtarja gjithashtu kohët e fundit njoftoi se do të lëshojë një album live nga turneu i saj i Sweetener në vitin 2019. /Lajmi.net/

- Advertisement -
- Advertisment -

Most Popular

test3105

test3105test

test3105

test3105test

test wergh

test3434

Recent Comments

close