Astmë apo koronavirus? Mjekët shpjegojnë si t’idalloni

Astma është një nga kushtet themelore shëndetësore që e vë dikë në rrezik më të lartë për një rast të rëndë të Covid-19.

Shumë nga shenjat kryesore të Covid-19, të
tilla si kollitja, gulçimi dhe shtrëngimi i gjoksit, janë gjithashtu simptoma
tipike të astmës. Shenja të tjera të mundshme të Covid-19, të tilla si
teshtima, hundë që rrjedh, sy të kuq dhe lodhje, mund të jenë të ngjashme me
alergjinë.

Nëse shenjat janë kaq të ngjashme, si mund t’i
dallojmë nga njëra-tjetra?

“Mund të jetë shumë konfuze për
pacientët,”- tha Dr. Lakiea Wright, e cila është e specializuar në alergji
dhe imunologji në Brigham dhe Spitalin e Grave në Boston.. “Unë u them
pacientëve të mi të shohin për simptomat dalluese të Covid-19, siç janë ethet
dhe dhimbjet e trupit. Vetëm alergjitë ose astma nuk do t’i shkaktojnë ato
simptoma.”

Personat me astmë alergjike mund të provojnë
trajtime alergjie, tha Dr. Matt Dougherty. Nëse këto trajtime zvogëlojnë
simptomat e tyre, kjo tregon se është thjesht alergji.

“Astma shkaktohet nga faktorë të ndryshëm në
individë të ndryshëm: tymi i cigares mund të jetë shkaktari juaj ose mbase
stërvitja,”- tha Dougherty.

“Astmatikët duhet të përdorin pajisje që matin
fuqinë e një fryme, për të monitoruar se sa mirë po qëndrojnë të hapura rrugët
e frymëmarrjes,”- tha pulmonologu Dr Albert Rizzo, zyrtari kryesor mjekësor i
Shoqatës Amerikane të mushkërive.

Ju gjithashtu duhet të matni temperaturën çdo
ditë, sipas Wright. Astmatikët, të cilët janë me ilaçe biologjike, që dukshëm
ulin përgjigjen imune dhe e bëjnë përdoruesin më të ndjeshëm ndaj infeksionit,
duhet të diskutojnë nga afër me mjekun për regjimin e tyre.

Është gjithashtu kritike që astmatikët të dinë
si të përdorin siç duhet pompën e frymëmarrjes dhe ndarësin e tyre (një pajisje
që ndihmon në dhënien e ilaçeve më saktë). Ai shtoi se përdorimi i saktë i
pompës varet nga lloji i saj.

“Askush nuk duhet të trembet,” tha
Rizzo. “Unë mendoj se është e rëndësishme për astmatikët të kuptojnë se
nuk janë në rrezik të madh nga infeksioni për sa kohë që ndjekin distancimin
social dhe larjen e duarve. Ata duhet të marrin ilaçet dhe të jenë në kontakt
me mjekët e tyre. Por nuk mendoj se duhet të tremben “.

Most Popular

MOSHAT U-19/ Tirana thyhet mes tensionit, një penallti shkakton kaos në Shënkoll. Ja rezultatet dhe verdiktet

Kategoria Superiore për moshat U-19, luajti në fundjavë ndeshjet e javës së 17-të, “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara në të dyja...

Ish-interisti Rekoba “tradhton” zikaltërit: Lautaro, shko te Barcelona!

Paraqitja negative e Lautaro Martinezit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Napolit nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka shtuar zërat e merkatos...

E dhimbshme/ Po lufton me sëmundjen e rëndë, klubi belg i rinovon kontratën portierit

Gjesti i klubit belg të Cercle Bryzh, është duke bërë xhiron e mediave Europiane. Drejtuesit vendosën t’i rinovuar kontratën portierit Migel Van Dame, i...

EKSKLUZIVE/ Skënder Gega trajner i lirë, vendosi të prishë kontratën me klubin jordanez sepse…

Skënder Gega nuk do të jetë më trajner i skuadrës jordaneze Al Faisaili. Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar edhe arsyet e prishjes së marrëveshjes...

Recent Comments