Ben Affleck heq maskën nga fytyra për të konsumuar cigare në publik

- Advertisement -

Ben Affleck hoqi maskën për një cigare, pasi puthi të dashurën Ana De Armas përmes maskës mbrojtëse.

Ben Affleck u vërejt duke ngritur maskën e fytyrës për të pirë cigare vetëm disa ditë pasi puthi të dashurën e tij Ana de Arma përmes maskave mbrojtëse, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Aktori 47-vjeçar kishte vendosur maskën teksa ndjek udhëzimet gjatë pandemisë që po vazhdon.

- Advertisement -

Sidoqoftë ai e ngriti atë në mënyrë që të mund të pinte duhan ndërsa bënte punë në Los Angeles.

Ylli u pa me veshje rastësore për shëtitje, një bluzë dhe pantallona të zeza dhe mbante një çantë të madhe në duar.

Në fillim të këtij muaji, Ben u pa me maskë teksa po shëtiste me të dashurën e re Ana.

Ben dhe Ana u lidhën për herë të parë në fillim të muajit të kaluar pasi të dy u panë duke vizituar Kubën, vendlindjen e bukuroshes 31-vjeçare.

Aktori u nda nga gruaja Jennifer Garner në vitin 2018. Ish-partnerja e tij është në lidhje me biznesmenin John Miller.

Ben dhe Jennifer kanë dy vajzaa, Violet, 14, dhe Seraphina, 11, si dhe djali Samuel, 8. /Lajmi.net/

- Advertisement -
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

close