Çfarë ndodh me organizmin kur vuajmë nga lodhjakronike

Besohet
që rreth 17 milionë njerëz në botë vuajnë nga Sindroma e Lodhjes Kronike.

Megjithatë shkencëtarët mendojnë se ky numër
është disa herë më i lartë.

Çfarë është sindroma e lodhjes kronike?

Sipas AgroWeb.org, njerëzit që vuajnë nga sindroma e lodhjes kronike thonë se lodhja nuk largohet kurrë pavarësisht përpjekjeve për t’u çlodhur.

Simptoma
të tjera të kësaj sindrome janë:

Marramendja,

Vështirësia në përqendrim,

Harresa,

Acarimi i fytit,

Zmadhim i gjendrave limfatike

Dhimbje të pashpjegueshme muskulare ose kyçesh

Dhimbje koke,

Gjumë të keq

Drobitje ekstreme që zgjat mbi 24 orë pas një
aktiviteti fizik ose mendor.

Probleme me të qëndruarit në këmbë ose ulur.

Prej shumë vitesh, simptomat e tilla nuk kanë
qenë të mjaftueshme për tu kategorizuar si sëmundje.

Një person i prekur nga kjo sindromë mund të
jetë i shëndetshëm dhe të mos ketë abuzuar asnjëherë gjatë jetës, por në një
moment mund të kaplohet nga një grip i thjeshtë dhe krejt papritur të mos ketë
fuqi të ngrihet nga krevati.

U deshën 35 vjet që mjekët të dëgjonin
pacientët dhe të bindeshin që mes tyre ka diçka që nuk shkon edhe pse analizat
dalin të gjitha në rregull.

Çfarë
ndodh në organizmin e një personi që vuan nga sindroma e lodhjes kronike

Analizat e hormoneve të trurit, rezonanca
magnetike dhe skaneri i trurit në disa momente të caktuara tregojnë të dhëna jo
normale tek disa njerëz që vuajnë nga kjo sindromë.

Abnormaliteti në këto të dhëna shfaqet në disa
segmente të caktuara dhe nuk është i vazhdueshëm.

E njëjta gjë ndodh edhe me funksionet jetësore
të trupit si temperatura, tensioni i gjakut, rrahjet e zemrës, frymëmarrja,
lëvizja e zorrëve janë të gjitha përtej normales.

Sindroma
e lodhjes kronike lë gjurmë edhe tek qelizat

Njeriu është i gjallë për shkak të qelizave të
cilat prodhojnë energji. Qelizat shfrytëzojnë oksigjenin për energji por edhe
sheqernat, yndyrnat dhe proteinat nga ushqimet që hamë.

Tek pacientët që vuajnë nga Lodhja Kronike,
qelizat hasin shumë vështirësi jo vetëm prodhim por edhe përdorim të energjisë.

Aftësia e qelizave për të marrë oksigjen dhe
për ta kthyer në energji është difektoze gjë që pasohet nga drobitje e thellë
fizike dhe mendore.

Sistemi imunitar i pacientëve që vuajnë nga ky
problem kanë një sistem imunitar që është i aktivizuar gjatë gjithë kohës, a
thua se është në një luftë të vazhdueshme.

Vjen një pikë që edhe imuniteti nuk mundet më.

Si
trajtohet sindroma e lodhjes kronike?

Ekspertët thonë se çdo alternativë mjekësore
për trajtimin e këtij problemi, konsiderohet thjesht si maja e ajsbergut.

Qëllimi i mjekëve është të zbusin dhimbjet pa
përdorur qetësues të fortë.

Përveç medikamenteve, pacientët rekomandohet
që të kryejnë aktivitet fizik por pa u stërmunduar.

Këtu përfshihet noti, ecja dhe biçikleta.

Ata duhet të ushqehen shëndetshëm me fruta,
perime, barishte dhe të shmangin të ëmblat dhe kripën e tepruar.

Njerëzit që vuajnë nga këto dhimbje pa shkak,
kanë nevojën e familjarëve dhe miqve që të motivohen për të vënë trupin në
lëvizje.

Këto sëmundje shkaktojnë edhe rëndesë
psikologjike që mund të trajtohet edhe me ndihmën e të afërmve.

Most Popular

MOSHAT U-19/ Tirana thyhet mes tensionit, një penallti shkakton kaos në Shënkoll. Ja rezultatet dhe verdiktet

Kategoria Superiore për moshat U-19, luajti në fundjavë ndeshjet e javës së 17-të, “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara në të dyja...

Ish-interisti Rekoba “tradhton” zikaltërit: Lautaro, shko te Barcelona!

Paraqitja negative e Lautaro Martinezit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Napolit nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka shtuar zërat e merkatos...

E dhimbshme/ Po lufton me sëmundjen e rëndë, klubi belg i rinovon kontratën portierit

Gjesti i klubit belg të Cercle Bryzh, është duke bërë xhiron e mediave Europiane. Drejtuesit vendosën t’i rinovuar kontratën portierit Migel Van Dame, i...

EKSKLUZIVE/ Skënder Gega trajner i lirë, vendosi të prishë kontratën me klubin jordanez sepse…

Skënder Gega nuk do të jetë më trajner i skuadrës jordaneze Al Faisaili. Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar edhe arsyet e prishjes së marrëveshjes...

Recent Comments