Demaliaj: Kurti dhe Gashi kanë urrejtje për UÇK-në

- Advertisement -

Këshilltari i Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, ka ripërsëritur deklaratën e tij të dikurshme se Dick Marty nuk është anti shqiptar. Ai ka thënë se pjesëtarë të UÇK-së dyshohet  kanë kryer krime ndaj civilëve serbë.

“Krimet që janë kry prej pjesëtarëve të armatosur të UÇK-së ndaj civilëve serbë”, thotë Gashi.

“Ku unë them që Dick Marty nuk është anti-shqiptar, përkundrazi, Marty e ka publiku një raport, ku flitet për krimet që pjesëtarë të UCK-së, kanë kry ndaj civilëve të pafajshëm”, ka thënë Gashi në frontal.

- Advertisement -

“Dyshohet që i kanë kry…”, ndërhyn gazetari.

“Po dyshohet sepse i kemi njëmijë civilë serbë të vrarë”, ia kthen Gashi.

Shkumbin Demaliaj thotë se deklarimet e tilla janë shkelja më e madhe e angazhimit historik dhe gjakut të derdhur për liri që ka ndodhur në luftën e UÇK-së në Kosovë.

‘’Po shihet se edhe Qeveria edhe kryeministri, dhe këshilltarët e tij urrejtjen më të madhe e kanë ndaj ish UÇK-së. Do të thotë të gjitha ato çka i kanë deklaru deri tani, rreth bashkimit kombëtar çështjeve nacionaliste që i kanë përdor, shihet haptas se këta kanë qenë duke punu, duke e kryer argatin e dikujt tjetër. Sigurisht kanë folë për ndonjë lloj bashkimi me Serbinë. Sepse deklarimet e tilla për me e fut një organizim më të madhin, një bashkim të forcës më të madhe në historinë e popullit shqiptar siç ka qenë e organizuar lufta u UÇK-së, unë nuk e di pse ata njerëz kërkojnë me jetu në Kosovë ose pse duhet të jetojnë në Kosovë ose pse duhet të garojnë në Kosovë. Edhe për Kosovën në këtë rast me deklarime të tilla është shkelja më e madhe e angazhimit historik dhe gjakut të derdhur për liri që ka ndodhur në luftën e UÇK-së në Kosovë’’, tha Demaliaj.

- Advertisement -
- Advertisment -

Most Popular

Kjo është përbërja të cilën e pregatisni mjaft kollaj në kuzhinën tuaj : Largon thinjat tuaja dhe bën që

Sa herë që shfaqen thinjat, njerëzit shpesh duan t’i mbulojnë ato. Përveç produkteve kozmetike, ekzistojnë mjete natyrale – por shumë njerëz mendojnë se këto...

test3105

test3105test

test3105

test3105test

Recent Comments

close